AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA PROFESIONALE TEKNIKE KORÇË, VEND I LIRË PUNE

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar.

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla Profesionale Teknike Korçë, ju njofton krijimin e vendit të lirë për pozicionin:

  • Instruktor i praktikës profesionale për drejtimin, Termohidraulikë me kohë të plotë — 1 person.

 

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2181