AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA PROFESIONALE “SHËN JOZEFI PUNËTOR” RRËSHEN, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,

Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, ju njofton krijimin vendeve të lira për pozicionet:

  • Përgjegjës Bazë Prodhuese, me kohë të plotë, 1 (një) person.
  • Instruktor i praktikave profesionale, drejtimi SHMT me kohë të plotë, 2 (dy) persona.
  • Instruktor i praktikave profesionale, drejtimi Elektroteknikë me kohë të plotë, 1 (një) person.
  • Instruktor i praktikave profesionale, drejtimi TIK me kohë të plotë, 1 (një) person.
  • Mësues të formimit teorik dhe praktik, drejtimi SHMT me kohë të plotë, 1 (një) person.
  • Mësues të formimit teorik dhe praktik, drejtimi Elektroteknikë me kohë të plotë, 1 (një) person.

 

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2106 2108 2110