AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA E MESME TREGTARE VLORË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 27.05.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Shkolla e Mesme Tregtare Vlorë, ju njofton plotësimin e vendit të lirë për pozicionin:

  • Mësues i teorisë dhe/ose i praktikës profesionale në drejtimin Ekonomi-Biznes, me kontratë me afat të përcaktuar (me kohë të plotë).

Në këtë pozicion u emërua Znj. Anela Begaj.