Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Per nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publik të arsimit dhe formimit profesional”,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Teknike Ekonomike Tiranë, ju njofton plotësimin e vendeve të lirë për pozicionet:
- 1 (një) mësimdhënës të kulturës profesionale (teori dhe praktikë profesionale) me kohë të pjesshme në drejtimin Ekonomi-Biznes.
Znj. Vasilika Ristani
- 1 (një) mësimdhënës të kulturës profesionale i moduleve (teori dhe praktikë profesionale) në nivelin e V KSHK në arsimin pas të mesëm ”Ndërmjetësim i Pasurive të Palujtshme” me kohë të pjesshme në drejtimin Ekonomi-Biznes.
Znj. Lorena Çarçiu