Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar, Kreu XXII Neni 119, ”Lëvizja paralele e personelit mësimdhënës në ofruesit publik të AFP-së.
Shkolla e Mesme Profesionale ”Stiliano Bandilli”, ju njofton krijimin e vendeve të lirë të punës për pozicionet:
- Instruktor i praktikës profesionale, drejtimi“Elektroteknikë”, (me kohë të pjesshme).
- Mësimdhënës i teorisë dhe praktikës profesionale, drejtimi ”Termohidraulikë”, (me kohë të plotë).
- Instruktor i praktikës profesionale, drejtimi ”TIK”, (me kohë të pjesshme).
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2637 2636 2638