Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Dibër, ju njofton si për shpallje për lëvizje paralele nr. 558, datë 16.10.2026 prot në Akpa nr. 2769, datë 19.10.2026 me afat deri 26.10.2026, shpallje për vend të lirë nr. 581, datë 27.10.2026 prot në Akpa nr. 2856, datë 28.10.2026 me afat deri 04.11.2026 për pozicionin:
- Mësues i teorisë dhe praktikës profesionale me kohë të plotë, Drejtimi Hoteleri-Turizëm,1 (një mësimdhënës).
Nuk u paraqit asnjë aplikant.