Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Dibër, ju njofton krijimin e vendeve të lirë për pozicionet:
- Mësimdhënës të teorisë profesioniale, Drejtimi Ekonomi Biznes, 1 (një mësimdhënës) në shkollën Bulqizë me kohë të pjesshme (11 orë/javë)
- Instruktor të praktikës profesionale, Drejtimi Hoteleri-Turizëm 1 (një) në shkollën Peshkopi, me kohë të pjesshme (14 orë/javë).
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 687 688