Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP – së, Shkolla e Mesme Profesionale ”Nazmi Rushiti” Dibër, ju njofton për shpalljen për lëvizje paralele nr.419, datë 28.08.2026 prot në Akpa nr.2205, datë 31.08.2026 me afat deri 08.09.2026, shpallje për vend të lirë nr.443, datë 9.09.2026 prot në Akpa nr.2332, datë 10.09.2026 me afat deri 17.09.2026 për plotësimin e vendit të lire për pozicionin:
- Mësimdhënës të praktikës profesionale, Drejtimi Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, 1 (një mësimdhënës) në shkollën Peshkopi, me kohë të pjesshme (14 orë/javë).
Ermal Tuka