Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyren e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 i ndryshuar me udhëzimin nr. 4, dt 18.08.2025, “Për mënyrën e organizmit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz, ju njofton krijimin e vendeve të lirë për pozicionet:
- 1 mësues/e i kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të pjesshme (14 orë), për drejtimin mësimor Elektronikë.
- 1 mësues/e i kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të pjesshme (14 orë), për lëndët Ekonomike.
- 1 mësues/e i kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të plotë, me afat të përcaktuar, zëvendësim leje lindje drejtimi “Shërbime Sociale e Shëndetësore”.
- 1 mësues/e i/e kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të pjesshme (14 orë), për drejtimin mësimor “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.
- 1 mësues/e i/e kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të pjesshme (14 orë), për lëndët Ekonomike.
- 1 mësues/e i/e kulturës profesionale formimi teoriko-praktik, me kohë të pjesshme (14 orë), për drejtimin mësimor Hoteleri – Turizëm.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2474 2472 2471