AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “ARBEN BROCI” SHKODËR, SHPALLJE FITUESI

Mbështetur në Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Ligjin 15/2017, datë 16.02.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 516 datë 25.09.2025 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar, shkresën me nr. 18/6 prot, datë 21.01.2026 “Njoftim për ngritje në detyrë” të AKPA-s dhe shkresën nr.1546/1 prot, datë 04.03.2026, “Urdhër nr. 151 prot, datë 04.03.2026 “Për emërimin e Z. Lubjan Pajovi në detyrën e Drejtorit të Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” Shkodër, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, protokolluar në AKPA me nr.18/17 prot, datë 05.03.2026, si më poshtë:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton emërimin e Z. Lubjan Pajovi në pozicionin e punës Drejtor në Shkollën e Mesme Profesionale “Arben Broci” Shkodër.