Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Bujqësore Rakip Kryeziu Fier, ju njofton plotësimin e vendeve vakant për pozicionet:
- Mësimdhënës i teorisë dhe praktikës profesionale me kohë të pjesshme në kualifikrmin “Veterinari” – Fitues u zgjodh Znj. Veronika Baboçi.
- Mësimdhënës i teorisë dhe praktikës profesionale në kualifikimin “Teknologji Ushqimore” – Fitues u zgjodh Znj. Lorena Ciko.