Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Në vijim të shpalljes për vend të lirë me Nr. 257 prot, datë 02.03.2026, shpallur nga AKPA me Nr. 682 prot, datë 04.03.2026 për pozicionin:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Sipërmarrës dhe Menaxher i Biznesit të Vogël” (me kohë të pjesshme)
Njoftojmë se:
Për këtë procedurë nuk është paraqitur asnjë kandidat dhe, për rrjedhojë procedura përfundon pa kandidat fitues.
Në vijim të shpalljes për vend të lirë me Nr. 304 prot, datë 10.03.2026, shpallur nga AKPA me Nr. 818 prot, datë 13.03.2026 për pozicionin:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftësi Digjitale” në Sarandë (me kohë të pjesshme)
Njoftojmë se:
Për këtë procedurë nuk është paraqitur asnjë kandidat dhe, për rrjedhojë procedura përfundon pa kandidat fitues.
Në vijim të shpalljes për vend të lirë me Nr. 226 prot, datë 24.02.2026, shpallur nga AKPA me Nr. 642 prot, datë 02.03.2026 për pozicionin:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Saldim” (me kohë të pjesshme)
Njoftojmë se:
Për këtë procedurë nuk është paraqitur asnjë kandidat dhe, për rrjedhojë procedura përfundon pa kandidat fitues.