Në zbatim të ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit: të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar
Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton krijimin e vendeve te lira për pozicionet:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Kuzhinë” në Sarandë (me kohë të pjesshme)
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Udhërrëfim Turistik” në Sarandë (me kohë të pjesshme)
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël” dhe “Administrator Ndërtesash” në Sarandë (me kohë të pjesshme)
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Estetikë” (me kohë të pjesshme)
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 442 443