Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton plotësimin e vendeve te lira për pozicionet:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Kuzhinë” në Sarandë shpallur nga AKPA me Nr. 547 prot, datë 20.02.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Alma Bita.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Sekretari” shpallur nga AKPA me Nr. 520 prot, datë 18.02.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Entela Balla.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Kuzhinë/Pastiçeri” shpallur nga AKPA me Nr. 520 prot, datë 18.02.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Shaqe Nelaj.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Udhërrëfim Turistik” shpallur nga AKPA me Nr. 547 prot, datë 20.02.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Z. Arben Mëhilli
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Estetikë” shpallur nga AKPA me Nr. 546 prot, datë 20.02.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Rezarta Qemali.