Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Nr.4 Tiranë, ju njofton krijimin e vendit të lirë të punës (lëvizje paralele) për pozicionin me kohë të pjesshme:
- Instruktor/e për kursin Parukeri, Estetikë, Manikyr-Pedikyr -1 Person
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 888