Në zbatim të ligjit nr. 15/2019. “Për nxitjen e punësimit”, të ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554. datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencise Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të udhëzimit nr.759, datë 30.09.2024, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Nr.4 Tiranë, ju njofton plotësimin e vendeve të lira të punës për pozicionet:
- Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Formimit Profesional – Irena Ali
- Instruktor/e për kursin Automekanik, Servis Elektroauto në automjete të lehta, Servis Motori në automjete të lehta, Servis Xhenerik në automjete të lehta – Leonard Koci
- Instruktor/e për kursin Web Design, Grafic Design, Aftësi Digjitale – Indrit Hoxha
- Instruktor/e për kursin Kujdestari Fëmijësh dhe Asistencë e Kujdesit Afatgjatë – Fatmira Çeça