Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Nr.1 Tiranë, ju njofton krijimin e vendit të lirë për pozicionin:
- Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi për Punësim” – 1 Person.
- Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi për Punësim” – 1 Person.