AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK GJIROKASTËR, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Per nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Gjirokastër, ju njofton plotësimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • Instruktor/e për kursin “Estetikë” – 1 person (Gjirokastër)
  • Instruktor/e për kursin “Manikyr-Pedikyr” – 1 person (Gjirokastër)

Në përfundim të procedurës për këto pozicione pune rezultoi fitues:

  1. Estetikë                              Felisja Skendo
  2. Manikyr-Pedikyr                Marina Dhima