AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK FIER, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Qendra e Formimit Profesional Publik Fier, ju njofton se për pozicionet me kohë të pjesshme për njoftim për lëvizje paralele; Instruktor i praktikës profesionale në kurse në vijim nuk pati asnjë kandidat.

  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Berber” në Fier 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Instalime dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” në IEVP Berat 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Instalime dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” në IEVP Lushnje 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Instalime dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Hidraulike” në IEVP Lushnje 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Parukeri” në Lushnje 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Rrobaqepësi” në Lushnje 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Servis xhenerik ne automjetet e lehta” në Fier 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftësi për Punësim” në Fier 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftesi Digjitale” në Lushnje 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftesi Digjitale” në Mallakastër 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Parukeri” në Kuçovë 1 (një) person
  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Manikyr-Pedikyr” në Kuçovë 1 (një) person