Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar të ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, udhëzimit nr.4, dt.18.08.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 759, datë 30.09.2024”, Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Hoteleri-Turizëm”, Tiranë ju njofton krijimin e vendieve të lirë për pozicionet:
- 1 (një) Mësues i praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri-Turizëm”, profili “Shërbime Pastrimi” (kohë e pjesshme).
- 1 (një) Mësues i teorisë dhe/ose praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri-Turizëm”, profili “Guidë Turistike” (kohë e pjesshme).
- Instruktor i praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri-Turizëm”, profili “Kuzhinë” (kohë e pjesshme).
- Mësues i formimit teori-praktikë për drejtimin “Hoteleri-Turizëm”, profili Lëndë Ekonomike (Firmë Ushtrimore).
- 2 (dy) Instruktor i praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri-Turizëm”, profili “Bar-Restorant” (kohë e pjesshme).
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2277 2278 2276 2275 2274