AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE SHKODËR, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”,i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.164, datë 05.10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr.5 prot, date 03.01.2024 “Njoftim për vend të lirë” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër protokolluar në AKPA me nr.21 prot, datë 05.01.2024, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë, brenda datës 09.01.2024, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive, Shkodër (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion)

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 21.1