AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE SHKODËR, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.66, datë 19.5.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.164, datë 5.10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.4.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr.579 prot, datë 16.10.2023 “Kërkesë për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër, protokolluar në AKPA me nr.3182 prot, datë 18.10.2023, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë, brenda datës 25.10.2023, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

Përgjegjës në Sektorin e Zyrës Vendore Malësi e Madhe, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 3182.1