AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE FIER, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”,

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, sipas rendit alfabetik për pozicionin: Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zyrës Vendore Lushnjë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier, si më poshtë:

z. Jonis Kapedani

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 984.6