AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E OFRIMIT TË FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK VLORË, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr.15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 27.5.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, ju njoftojmë shpalljen për lëvizje paralele si më poshtë:

Pozicioni i punës:

– Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1024