Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të Udhëzimit nr. 14, datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së, Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Shkodër, ju njofton krijimin e vendeve të lira për pozicionet:
– Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Instalime dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik” dhe Instalime dhe mirëmbajtje e paneleve diellore fotovoltaike. (1 mësimdhënës)
– Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Sipërmarrje dhe zhvillimi i planit të biznesit” dhe “Sipermarrje dhe menaxhim i biznesit te vogël”. (1 mësimdhënës)
- Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Teknike e rrjetit kompjuterik” dhe “Graphic design”. (1 mësimdhënës)
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR