Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr. 2499 prot., datë 11.06.2026 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Tiranë, protokolluar në AKPA me nr. 1533 prot, datë 11.06.2026 dhe shkresës me nr. 1533/1 prot, datë 12.06.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-së ju njoftojmë se:
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin: Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit Lëvizëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Tiranë (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion) si më poshtë:
Znj. Ygerta Shkëmbi
Znj. Sara Musi