Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 date 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05. 10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr. 88 prot, datë 10.02.2026 “Kërkesë për shpallje të vendit të lirë të punës” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Kukës, protokolluar në AKPA me nr.444 prot, datë 12.02.2026, dhe shkresës nr 444/1 prot, datë 16.02.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin:
Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Has, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Kukës, ju njoftojmë se nuk është paraqituar asnjë aplikim.
Sa më sipër, ju njoftojmë mbylljen e procedurës pa fitues, për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Has, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Kukës (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).