Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr.268 prot, datë 28.05.2026 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Kukës, protokolluar në AKPA me nr. 1430 prot, datë 01.06.2026 dhe shkresës nr. 1430/1 prot, datë 03.06.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, ju njoftojmë se:
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Kukës, ju njofton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin: Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Kukës (vetëm për perudhën kohore të lejes së barrëlindjes të specialistit të emëruar për këtë pozicion) si më poshtë:
Znj. Sendije Qejvani