AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE FIER, SHPALLJE FITUESI

Mbështetur në Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Ligjin 15/2017, datë 16.02.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 516 datë 25.09.2025 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr. 17 prot, datë 06.01.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, dhe shkresën nr. 1000/1 prot, datë 25.02.2026, Urdhër nr. 139, datë 25.02.2026, “Për emërimin në detyrë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier, të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, protokolluar në AKPA me nr.17/11 prot, datë 26.02.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit në faqen zyrtare të AKPA-s si më poshtë:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, ju njofton emërimin e znj. Ardita Dumi në pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier.