Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 date 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, dhe shkresës me nr. 149/1 prot, datë 27.01.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit Lëvizëse në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Durrës (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion), në shpalljen për vend të lirë pune nuk është kualifikuar asnjë kandidat.
Sa më sipër, ju njoftojmë mbylljen e procedurës pa fitues, për pozicionin: Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit Lëvizëse në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Durrës (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).