Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresës me nr.1121/1 prot, datë 04.08.2026 ”Përcjellje njoftimi për marrjen e lejes së lindjes dhe pozicionit vakant”, të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elbasan, protokolluar në AKPA me nr.2011 prot, datë 06.08.2026, dhe shkresës nr.2011/1 prot, datë 18.09.2026 ”Njoftim pë vend të lirë pune” të AKPA-s, ju njoftojmë se për pozicioin: Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Peqin, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Elbasan (vetëm për periudhën e lejes së barrëlindjes së specialistit emëruar në ketë pozicion), nuk është kualifikuar asnjë kandidat, pasi kandidati i vetëm nuk u paraqit në intervistë.
Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës për pozicionin Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Peqin, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Elbasan (vetëm për periudhën e lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).