Specialist Sektori i Mbikëqyrjes së Lëvrimit të Shërbimeve.
Në varësi të detyrave të ngarkuara nga eprori:
- Monitoron dhe ndjek zbatimin e proceseve të punës në sportelet e ADISA-s, në Qendrat e Integruara apo në çdolloj forme tjetër të organizimit të tyre;
- Monitoron dhe ndjek zbatimin e standardeve të ofrimit të shërbimit në sportelet e ADISA, në Qendrat e Integruara apo në çdolloj forme tjetër të organizimit të tyre.
- Monitoron dhe ndjek zbatimin e standardeve të ambientit në sportelet e ADISA, në Qendrat e Integruara apo në çdolloj forme tjetër të organizimit të tij;
- Kujdeset për komunikimin me secilën prej Qendrave dhe Sporteleve të shërbimit;
- Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe planeve të punës të miratuara nga drejtori përkatës;
- Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
- Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tyre të përditshme;
- Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorit.
B. Kriteret e punësimit të Specialistit:
- Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional në shkenca juridike/shoqërore/ekonomike;
- Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
- Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
- Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.
Gjithashtu shpallja e këtij vendi vakant do të jetë për shpallje nga sot datë 08.01.2021 deri më datë 17.01.2021.
Cv-të duhet të jenë në formatin europass, me foto. Cv-të e kandidatëve që do të aplikojnë të dërgohen në adresën zyrtare të ADISA-s: kandidate@adisa.gov.al.
- Detyrat funksionale të specialistit të shërbimeve në sportele janë:
- 1- Specialist Zyra Rajonale Fier.
- Të kryejë aplikimin dhe administrimin e kërkesave të qytetarëve duke ndjekur me përpikmëri hapat të përcaktuar sipas akteve ligjore/nënligjore dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që rregullojnë shërbimit për të cilin aplikohet;
- Të dorëzojë tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore praktikat (aplikimet) ditore të administruara në sportel;
- Të asistojnë qytetarët në përpilimin dhe marrjen e kërkesave e ankesave që ata paraqesin si dhe përcjelljen tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore apo Njësisë Përgjegjëse për ankesat;
- Të zbatojë rregullat e përcaktuara nga rregullorja e brendshme apo aktet ligjore/nënligjore për çdo tërheqje, dorëzim apo qarkullim të dokumentacionit zyrtar (protokolli) të kërkuar dhe/ose dorëzuar nga qytetarët/subjektet privat apo institucionet e administratës shtetërore në funksion të ofrimit të shërbimeve në sportel;
- Të informojnë në mënyrë konstante eprorin direkt mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura gjatë ushtrimit të detyrave që përmban pozicioni i punës;
- Të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me kolegët dhe me eprorët, në funksion të marrjes në kohë reale të informacioneve të dobishme në shërbim të qytetarëve;
- Të evidentojnë kthim-përgjigjet dhe plotësimi i dosjeve të praktikave të prapambetura ditore;
- Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e caktuara nga eprorët, në përputhje me punën dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor kundrejt qytetarëve;
- Të zbatojnë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme dhe çdo akt tjetër te brendshëm gjatë ushtrimit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe kolegët.
- Të zbatojë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet ADISA-s dhe institucioneve të administratës shtetërore si dhe të mos kryejë asnjë veprim i cili të dëmtojë imazhin e administratës në përgjithësi dhe ADISA-s në veçanti;
- Të verifikojnë nëse qytetari në momentin e ardhjes është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e aplikimit apo ankesës;
- Të verifikojnë nëse qytetari është i pajisur me biletë aplikimi dhe ka respektuar radhën e kryerjes së aplikimit;
- Të verifikojnë në sistem për statusin e aplikimit (nëse është e mundur kontrolli i statusit në sistem) dhe të informojë qytetarin/subjektet mbi ecurinë dhe statusin e aplikimit;
- Të identifikojnë nevojat e përgjithshme të qytetarëve/subjekteve dhe të informojë ata për çdo paqartësi në marrjen e shërbimeve publike;
- Të orientojnë qytetarin për procesin e kryerjes së aplikimit;
- Të informojë qytetarin/subjektet për institucionin kompetent në rastin kur kërkesa e tij nuk është kompetencë e sportelit të ADISA-s;
- Të japin çdo lloj informacioni që lidhet me orarin zyrtar, me pranimin e aplikimeve, me shpërndarjen e biletave etj.
- Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.
- Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional, përbëjnë avantazh studimet në shkenca juridike/ekonomike/shoqërore;
- Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
-
Ky publikim të kryhet duke filluar nga sot datë 06.01.2021 deri në datën 15.01.2021.Cv-të duhet të jenë ne formatin europass, me foto. Cv-të e kandidatëve që do të aplikojnë të dërgohen në adresën zyrtare të ADISA-s: kandidate@adisa.gov.al.