- Pozicion vakant Përgjegjës në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokollit.
Detyrat e Përgjegjësit janë:
- Përgjigjet për shpërndarjen e punonjësve sipas strukturës së miratuar;
- Koordinon dhe mbikëqyr punën e punonjësve në varësi;
- Kontrollon dhe shpërndan sipas destinacionit dokumentet e hartuara nga punonjësit në varësi;
- Siguron bashkëpunim të mirë të sektorit dhe ekzekutim në kohë të detyrave;
- Koordinon procesin e rekrutimit të stafit nëpërmjet evidentimit të nevojave të institucionit për burime njerëzore dhe merr masat për mbarëvajtjen e procesit të rekrutimit të personelit të nevojshëm;
- Ndjek zbatimin e kritereve të përcaktuara në aktet ligjore/nënligjore për emërimet e reja të punonjësve;
- Drejton procesin e planifikimit, në bashkëpunim me drejtuesit e sektorëve/drejtorive, për lejet vjetore për punonjësit dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për dhënien e lejes;
- Kontrollon dhe ndjek raportimin për punonjësit të rinj, lirimet dhe largimet, si dhe përditëson dokumentacionin e punonjësve në sistemin HRMIS dhe HRM;
- Asiston dhe bashkëpunon me përgjegjësit/drejtorët përkatës, për realizimin e vlerësimeve individuale, konfirmimin e punonjësve, procedurave disiplinore, përshkrimin e punës për vendet vakante dhe shpalljen e tyre brenda afateve kohore të përcaktuara në aktet ligjore/nënligjore, harton aktet shkresore përkatëse, si dhe kryen të gjitha procedurat e tjera të nevojshme;
- Monitoron respektimin e orarit të punës, disiplinës dhe etikës të ADISA;
- Analizon kryerjen e detyrave, informon eprorët si dhe paraqet opinione në lidhje me to;
- Kontrollon, analizon dhe informon mbi rezultatet e punës së punonjësve në varësi të tij;
- Vlerëson performancën e punonjësve në varësi në përputhje me procedurat e aplikueshme;
- Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.
B. Kriteret e punësimit të Përgjegjësit janë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Master Shkencor në shkenca shoqërore/ekonomike/juridike;
- Njohuri mbi Kodin e Punës;
- Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
- Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.
- Për pozicionin vakant kandidatët duhet të dorëzojnë CV-te brenda datës 10.02.2020 ne adresen e emailit: kandidate@adisa.gov.al.