- Bashkelidhur gjeni Kriteret e punesimit dhe Detyrat funksionale per pozicionin e shpallur ne Agjencine tone per “Specialist” Sektori i investimeve”,
te shpallur nga data 29.01.2021 deri me 08.02.2021.
- Cv-të duhet të jenë në formatin europass, me foto. Cv-të e kandidatëve që do të aplikojnë të dërgohen në adresën zyrtare të ADISA-s: kandidate@adisa.gov.al.
- Detyrat Specialistit janë:
- Asiston në realizimin e projekt-ideve të kërkuara, projekteve të zbatimit (paraprake) dhe të punimeve në kohën e duhur me cilësinë e kërkuar dhe duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe ekonomik;
- Ndjek dhe asiston zbatimin e programeve të investimeve në zhvillimin e infrastrukturës në kuadër të planit të shtrirjes së ADISA-s në territor;
- Asiston dhe evidenton problemet që dalin gjatë zbatimit të punimeve;
- Përgatit dhe përditëson relacione dhe dokumente të nevojshme për institucionet që do të marrin pjesë për zgjidhjen e tyre, asiston në kryerjen e analizimit të nevojave reale për rikonstruksione apo investime të reja të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të ofrimit të shërbimeve publike në të gjitha qendrat e Integruara ADISA;
- Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tyre të përditshme;
- Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi si dhe planeve të punës të miratuara nga drejtori përkatës;
- Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
- Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.
- Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional në Shkenca inxhinierike/ekonomike/juridike/shoqërore;
- Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
- Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.