Pozicione vakante Specialist në Zyrën Rajonale Gjirokastër.
Detyrat funksionale të specialistit të shërbimeve në sportele janë:
- Të kryejë aplikimin dhe administrimin e kërkesave të qytetarëve duke ndjekur me përpikmëri hapat të përcaktuar sipas akteve ligjore/nënligjore dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që rregullojnë shërbimit për të cilin aplikohet;
- Të dorëzojë tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore praktikat (aplikimet) ditore të administruara në sportel;
- Të asistojnë qytetarët në përpilimin dhe marrjen e kërkesave e ankesave që ata paraqesin si dhe përcjelljen tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore apo Njësisë Përgjegjëse për ankesat;
- Të zbatojë rregullat e përcaktuara nga rregullorja e brendshme apo aktet ligjore/nënligjore për çdo tërheqje, dorëzim apo qarkullim të dokumentacionit zyrtar (protokolli) të kërkuar dhe/ose dorëzuar nga qytetarët/subjektet privat apo institucionet e administratës shtetërore në funksion të ofrimit të shërbimeve në sportel;
- Të informojnë në mënyrë konstante eprorin direkt mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura gjatë ushtrimit të detyrave që përmban pozicioni i punës;
- Të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me kolegët dhe me eprorët, në funksion të marrjes në kohë reale të informacioneve të dobishme në shërbim të qytetarëve;
- Të evidentojnë kthim-përgjigjet dhe plotësimi i dosjeve të praktikave të prapambetura ditore;
- Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e caktuara nga eprorët, në përputhje me punën dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor kundrejt qytetarëve;
- Të zbatojnë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme dhe çdo akt tjetër te brendshëm gjatë ushtrimit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe kolegët.
- Të zbatojë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet ADISA-s dhe institucioneve të administratës shtetërore si dhe të mos kryejë asnjë veprim i cili të dëmtojë imazhin e administratës në përgjithësi dhe ADISA-s në veçanti;
- Të verifikojnë nëse qytetari në momentin e ardhjes është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e aplikimit apo ankesës;
- Të verifikojnë nëse qytetari është i pajisur me biletë aplikimi dhe ka respektuar radhën e kryerjes së aplikimit;
- Të verifikojnë në sistem për statusin e aplikimit (nëse është e mundur kontrolli i statusit në sistem) dhe të informojë qytetarin/subjektet mbi ecurinë dhe statusin e aplikimit;
- Të identifikojnë nevojat e përgjithshme të qytetarëve/subjekteve dhe të informojë ata për çdo paqartësi në marrjen e shërbimeve publike;
- Të orientojnë qytetarin për procesin e kryerjes së aplikimit;
- Të informojë qytetarin/subjektet për institucionin kompetent në rastin kur kërkesa e tij nuk është kompetencë e sportelit të ADISA-s;
- Të japin çdo lloj informacioni që lidhet me orarin zyrtar, me pranimin e aplikimeve, me shpërndarjen e biletave etj.
- Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.
Kriteret e Specialistit të Zyrës Rajonale Gjirokastër janë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional, përbëjnë avantazh studimet në shkenca juridike/ekonomike/shoqërore;
- Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
- Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.
Për pozicionet vakante kandidatët duhet të dorëzojnë CV-te brenda datës 23.01.2020 ne adresen e emailit: kandidate@adisa.gov.al.