Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, Vkm nr.243, datë 18.03.2015 “Për Pranim, Lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- Specialistë në Drejtorinë Juridike pranë Kmd-së – Kategoria e pagës IV-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Tea THAÇI
Brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, në përputhje me pikën 5 të kreut IV të këtij vendimi, kandidatët që nuk janë kualifikur kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
*Në përfundim të afatit të ankimit do të njoftoheni për listë përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar si dhe për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.