Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil, i ndryshuar,Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për ngritje në detyrë në pozicionin:
- 1 (Një) pozicion- Drejtor, Drejtoria e Integrimit Europian, Kategoria e pagës II-2.
Njofton se:
Kandidati fitues i pozicionit të lirë është
a. Znj. Blerta Çomo
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për ngritjen në detyrë në pozicionin:
- 1 ( një) pozicion- Përgjegjës Sektori, pranë Sektorit të Koordinimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Drejtoria e Integrimit Europian, Kategoria e pagës III-3.
Njofton se:
Kandidati fitues i pozicionit të lirë është:
a) Znj. Enkeleda Mullisti
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për pranimin në kategorinë ekzekutive në pozicionin:
- 1 (një) pozicion – “Specialist i burimeve njerëzore” Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria IV-3.
Njofton se:
Kandidati fitues i pozicionit të lirë është:
a. Znj. Elena Spahi