ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës
13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve
njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave
të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

• Përgjegjës i Sektorit të Ndihmës dhe Koordinimit të Informacionit, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës III-1

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës
9 të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën
e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e
burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për
verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

• Specialist në Sektorin e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë– Klasa e pagës IV-1.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për konkurrim.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës
9 të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën
e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e
burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për
verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

• Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë– Klasa e pagës IV-1.

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.