Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”. Si dhe në Udhëzimin nr.4 datë 04.03.2026 për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 759 datë 30.09.2024.
Në Shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Cela” Durrës, për pozicionin mësues i teorisë/praktikës profesionale, drejtimi Ekonomi-Biznes Hoteleri-Turizëm (Kontabilitet-Financë), u shpall fitues:
Z. Aurel Çela