BASHKIA LUSHNJE, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Shkenca Sociale/Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe VKM-në Nr. 242, datë 18/03/2015, “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnjë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:

  1. Aurora Xhoxhi
  2. Fjorela Taullahu

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lushnjë në 17.11.2026 ora 10:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.