KUVENDI I SHQIPËRISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32
pika 1, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe
njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për
procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil,
të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut IV dhe
VIII, pika 1, po ju përcjellim emrin e kandidadit, që do të vazhdojë konkurrimin për konkursin në
pozicionin “Drejtor” në Shërbimin e Përfaqësimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe Mbështetjes
së Këshillave, pranë Shërbimit Legjislativ dhe Monitorimit Institucional.
Kandidati që do të vazhdojë konkurimin për konkursin në pozicionin “Drejtor” në Shërbimin e
Përfaqësimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe Mbështetjes së Këshillave, pranë
Shërbimit Legjislativ dhe Monitorimit Institucional, është si më poshtë vijon:
1. Znj. Jonida Hoxha
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatët, konstaton se kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e
pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.