Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të VKM-së Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese” Bashkia Devoll ka përfunduar procedurën për ngritje në detyrë për pozicionet e shpallura për konkurim në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese si më poshtë:
1. Drejtor I Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, Prokurimeve dhe Zbatimit të Kontratave, kategoria e pagës II-2;
2. Drejtor I Drejtorisë së Urbanistikës, kategoria e pagës II-2;
3. Përgjegjës I Sektorit të Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-2;
4. Përgjegjës I Sektorit të Menaxhimit të Kontratave dhe Investimeve, kategoria e pagës III-2;
5. Përgjegjës I Sektorit të IT-së, kategoria e pagës III-2;
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Devoll, në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, njofton se kandidatët fitues për kategorinë e mësipërme janë:
Nr. Emër/mbiemër I kandidatit Total Renditja e kandidatëve fitues
1. Eriksela Avdo 90 1
2. Remzi Kutrolli 89 2
3. Esjona Meka 87 3