BASHKIA VORË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist Protokolli në Sektorin e Protokoll-Arkivës, Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:

Znj. Silvana Fiora

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 25.11.2026 ora 9:00 pranë ambjenteve të Bashkisë.

Intervista me gojë do të zhvillohet më datë 25.11.2026 ora 10:00 pranë ambjenteve të Bashkisë.