KUVENDI I SHQIPËRISË, VERIFIKIM PARAPRAK

  • “Pergjegjes i Sektorit te Planifikimit te Territorit Projekteve dhe Kadastres”

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Kuçovës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Pergjegjes i Sektorit te Planifikimit te Territorit Projekteve dhe Kadastres”, është:

1. Arminda Bardhi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2026 ora 10.00, ndërsa intervista e strukturuar me gojë në datën 13.11.2026 ora 10.00 në ambientet e Bashkisë së Kuçovës.