Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljet për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, janë:
- 1 (një) pozicion Specialist i Sekretariatit Teknik, pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Me Kategori page IV-2/IV-3. – Emiljana Hysa
- 1 (një) pozicion Specialist Jurist pranë sektorit Ligjor, drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publike. Me Kategori page IV/ Klasa IV-2/IV-3 – Borjana Luto
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 09.11.2026, ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me datë 11.11.2026, ora 10.00.