Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës së testimit me shkrim, për pozicionin vakant të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 99, datë 18.09.2026,
KONSTATOI:
– Për pozicionin e lirë 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
Klea Ulliri
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.11.2026 ora 13:00, në ambientet e KLSH-së.