BASHKIA TIRANË AGJENCIA E SHËRBIMEVE FUNERALE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.2784 prot., datë 19.01.2024 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

– Përgjegjës i Varrezave Tufinë

Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit është:

1. Xhevair Qafalija

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 3 nëntor 2026, ora 11:00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.