Në zbatim të nenit 32, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut VIII dhe IX të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, njësia përgjegjëse në Institucionin e Avokatit të Popullit, njofton se në testimin dhe intervistën e strukturuar me gojë e zhvilluar në datë 20.10.2026 për pozicionin “Nd/Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm” në Institucionin e Avokatit të Popullit, në vendimin e marë nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, rezultatet e konkursit janë si më poshtë:
Znj. Firdes Shuli nuk u paraqit për konkurim
Znj. Elisa Mjekra u vlerësua me 49.2 pikë.