BASHKIA VAU I DEJËS- VERIFIKIME PARAPRAKE

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, pika 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionin:

· 1 (Një) Specialistë në Sektorin e Aseteve

· 2 (Dy) Specialistë në Sektorin e Strehimit Social

· 2 (Dy) Specialistë në Sektorin e Shërbimit Social dhe MF

· 3 (Tre) Specialistë në Sektorin e Taksave dhe Tarifave Vendore

Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues.

 

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, pika 2 e Vendimit nr 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, njofton se për pozicionet:

· 3 (Tre) Specialistë në Sektorin e Shërbimeve Publike

· 2 (Dy) Specialistë në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Mirëmbajtjes

· 2 (Dy) Specialistë në Sektorin e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Veterinarisë

· 1 (Një) Specialistë në Sektorin e Zhvillimit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

Mbyllet procedura për pranimin në shërbimin civil pa konkurent dhe pa fitues

 

Për pozicionin:

· 2 (Dy) Specialistë në Sektorin e Mbrojtjes së Mjedisit

Kualifikohet për fazen e dytë të konkurimit, për pranim në shërbimin civil:

Znj.Antonela Ejlli