AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE FIER, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” shkresës me nr. 1098 prot, datë 10.09.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimi dhe Aftësive, Fier, protokolluar në AKPA me nr. 2372 prot, datë 14.09.2026 dhe shkresës nr. 2372/1 prot, datë 18.09.2026 ”Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Programeve Aktive dhe Pasive të Tregut të Punës, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion), në fazën e parë të vlerësimit nuk është paraqitur asnjë kandidat.

Sa më sipër, ju njoftojmë mbylljen e procedurës pa fitues, për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Programeve e Aktive dhe Pasive të Tregut të Punës, në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive, Fier (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).